Ahmeti, Sela dhe Osmani takojn në Prishtinë Kongresmenin amerikan

Ali Ahmeti:

Sot pata kënaqësinë të zhvilloj një takim të rëndësishëm me Congressman Keith Self, Kryetar i Nënkomisionit për Evropën në Kongresin Amerikan, së bashku me Zijadin Selën dhe Bujar Osmanin.

Diskutuam për zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut, për sfidat që lidhen me ruajtjen e karakterit multietnik të shtetit dhe për nevojën e respektimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit si garanci e paqes, stabilitetit dhe orientimit euro-atlantik të vendit.

Shpreha mirënjohjen për rolin historik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ndërtimin e paqes dhe demokracisë në vendin tonë, si dhe për interesimin e vazhdueshëm amerikan për stabilitetin dhe të ardhmen euro-atlantike të rajonit.