Ivanka Trump dhe burri i saj në Vlorë, takime për projektin e ishullit të Sazanit

Nën masa të rrepta sigurie i shoqëruar nga një delegacion, edhe dhëndri i Donald Trump, ndodhet në Vlorë.

Jared Kushner, bashkë me gruan e tij, vajzën e Trump, Ivankën, kanë arritur atje për të zhvilluar një takim rreth investimit në ishullin e Sazanit.

Pamjet nga atje tashmë janë publikuar nga mediat shqiptare.

Vajza e presidentit amerikan, Donald Trump, Ivanka, ka mbërritur paraditen e kësaj të mërkure në Shqipëri.

Ajo ka shkuar në qytetin bregdetar të Vlorës dhe është shoqëruar me forca të shumta policie.