Memedi “godet” ministrin: Para karriges flisnit për kompetenca, tani fshiheni pas komisioneve

IMG_6665

Avokati i studentëve të Universitetit “Nënë Tereza”, Suhejb Memedi, ka reaguar ashpër ndaj ministrit të Drejtësisë lidhur me kompetencat për mënyrën e dhënies së provimit të jurisprudencës.

Memedi i rikujton ministrit deklaratën e tij të bërë para se të merrte detyrën, kur kishte theksuar se kompetenca për dhënien e provimit të jurisprudencës i takon ministrit.

“Sipas nenit 14 të ligjit, ministri ngarkohet të përcaktojë mënyrën e dhënies së provimit. Pra, kjo është një kompetencë që ju takon juve si ministër, dhe jo komisioneve apo dikujt tjetër”, thekson Memedi.

Ai akuzon ministrin se pas marrjes së detyrës ka ndryshuar qëndrim.

“Sapo e morët karrigen, e lëshuat bajrakun për karrigen e ministrit. Nga ai që kërkonte përgjegjësi dhe kompetenca të qarta, u shndërruat në atë që sot fshihet pas komisioneve dhe procedurave”, shprehet Memedi.

Në fund, ai i drejtohet drejtpërdrejt ministrit me pyetjen: “Ku mbeti qëndrimi juaj i atëhershëm, z. Ministër?”