FIFA vendos zyrtarisht, ndeshja Serbi-Shqipëri do të luhet me tifozë

ashmë është zyrtare, ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, që do të zhvillohet më 11 tetor në stadiumin “Dubocica” të Leskovcit, do të luhet në praninë e vetëm 6500 tifozëve.

Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka vendosur të mbyllë një pjesë të stadiumit, pas incidenteve të shumta në ndeshjen e fundit të Serbisë kundër Anglisë.
Vendimi i Komitetit Disiplinor të FIFA-s renditi shkeljet e mëposhtme:
* pamundësia për të siguruar rendin dhe disiplinën brenda dhe përreth stadiumit,
* përdorimi i lazerëve dhe gjesteve, fjalëve dhe objekteve të papërshtatshme,
* ndërprerja gjatë ekzekutimit të himneve kombëtare,
* sjellja diskriminuese e tifozëve individualë.

Federata e Futbollit e Serbisë është dënuar edhe financiarisht. Stadiumi në Leskovc ka kapacitet prej 8136 vendesh, por për këtë takim do të lejohen vetëm 80 për qind e tyre. Në sfidën kundër Anglisë, e cila u luajt në Beograd përpara 40 mijë tifozëve, pati shkelje të shumta: Fyerje ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, fishkëllima ndaj himnit anglez, si dhe incidente të dhunshme të grupeve kriminale të afërta me pushtetin aktual serb.