Ambadaori i Shqipërisë në Shkup Denion Meidani sot ka takuar shefin e misionit vëzhgues të OSBE ODIHR Mateo Maccacci.
Në vazhdim postimi i ambasadorit në FB:
Sot në Shkup pata kënaqësinë të takohem sërish me Mateo Maccacci, Shefin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR, pas takimit tonë të këndshëm në Konferencën e Ambasadorëve në Tiranë më herët këtë vit.
Shkëmbymë mendime mbi zhvillimet aktuale në Maqedoninë e Veriut dhe mbi rëndësinë e krijimit të një mjedisi pozitiv, të drejtë, transparent dhe demokratik para zgjedhjeve të ardhshme. Prania dhe angazhimi i ODIHR-it mbetet thelbësor në mbështetjen e këtyre vlerave të përbashkëta në mbarë rajonin.