Shkon në 17 numri i të vdekurve pas aksidentit të tramvajit në Lisbonë

Numri i të vdekurve nga aksidenti i tramvajit në Lisbonë, ka shkuar në 17, pasi dy nga 23 të lënduarit vdiqën, tha një zyrtar i shërbimeve të emergjencës

21 persona të tjerë kanë pësuar lëndime në aksidentin e së mërkurës.

Aty përfshihen portugezë, si dhe dy gjermanë, dy spanjollë dhe nga një person nga Franca, Italia, Zvicra, Kanadaja, Maroku dhe Koreja e Jugut.

Pas këtij aksidenti tragjik, Portugalia ka shpallur ditë zie.