Nga Gjykata Kushtetuese njoftojnë se në seancën e sotme, gjykatësit kanë vendosur që t’i hedhin poshtë të gjitha nismat për kontestimin e sistemit “Safe City”.
Në Kushtetuese u ngritën katër nisma që kontestojnë ligjshmërinë e sistemit në fjalë, një nga Aleanca për Shqiptarët-Taravari, një tjetër nga Aleanca për Shqiptarët-Sela dhe një nismë tjetër nga Ylli Paçuku, si student i Fakultetit Juridik, që mbështetej nga BDI.
Kjo do të thotë se sistemi mbetet në fuqi.
