Në mbledhjen e sotme të Qeverisë u miratua propozimi për Prokuror të ri Publik të Shtetit – Nenad Saveski.
Hapi i radhës është votimi përfundimtar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku për zgjedhjen nevojiten të paktën 61 vota.
Nenad Saveski do të vijë në vend të Ljupço Kocevskit, i cili dha dorëheqje në dhjetor të vitit të kaluar.
Më parë për këtë pozitë u paraqitën pesë kandidatë, ndërsa Këshilli i Prokurorëve Publikë dha mendim pozitiv për katër prej tyre: Anita Topollova-Isajllovska (ushtruese e detyrës aktuale), Lençe Ristoska, Lidija Raiçeviq dhe gjykatësi Nenad Saveski.
Nenad Saveski mori vlerësim pozitiv nga të dhjetë anëtarët e Këshillit të Prokurorëve Publikë.
Procedura e zgjedhjes filloi me shpalljen që e publikoi Kuvendi më 12 janar të këtij viti, me afat aplikimi prej 15 ditësh nga dita e publikimit në “Gazetën Zyrtare”.
Kandidatët duhet të kenë të paktën 10 vite përvojë të pandërprerë si prokurorë publikë ose gjykatës në fushën e së drejtës penale.
