Mevlan Ademi: Nuk pranojmë zgjidhje gjysmake. Zbatoni ligjin për gjuhën shqipe

Mevlan Ademi:

Ende pa parë një draft zyrtar, një gjë është e qartë.

Çdo tentativë për të ofruar një zgjidhje të pjesshme, një “semi-zgjidhje” apo një rrugë anash Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve është e papranueshme. Gjuha shqipe nuk është çështje negociate. Nuk është favor. Nuk është kompromis. Është e drejtë kushtetuese dhe ligjore. 🇦🇱

Prandaj, nuk ka nevojë për interpretime të reja, verifikime shtesë apo procese që vetëm sa shtyjnë zbatimin e asaj që tashmë është e garantuar me ligj.

Zgjidhja nuk duhet shpikur. Ajo ekziston.Zbatoni ligjin. Pikë.