Skender Asani:
Takimi i sotëm me Luan Belegun, të lindur ne Manastir gjaté viteve te stuhishme te Luftes se Dytë Botërore, në kohën kur i ati i tij, Xhafer Belegu, sherbente si konsull i shtetit shaiptar, ishte një kthim i rrallë n kujtesën diplomatike dhehistorike te nje epoke qe ende ruan shume te pathëna. Në frymën e një bashkëbisedimi dokumentar, me Luaniun hapëm faqe të heshtura te historise sone kolektive, duke sjelle ne drite deshmi të vyera permes fotografive familjare, dokumenteve autentike dhe materialeve arkivore të hulumtuara ndër vite në arkiva të ndryshme boterore. Nê kete takim me peshe simbolike, pata kenagësinë t’i dorëzoj dosjen e hulumtuar pranë Autoritetit te Dosjeve te Komunizmit, si nje akt kujtese dhe përgjegjesie ndaj së kaluarës, ndërsa ai, me fisnikerine e trasheguar te nje familjeje me kontribut kombëtar, më dhuroi librin relikt të vitit 1939 te Xhafer Belegut mbi Lidhjen Shqiptare te Prizrenit, një dëshmi e gjallë e mendimit politik dhe kombetar shqiptar te asaj kohe. Per ta nxjerre në pah këtë histori të fjetur dhe për ta shndërruar në pjesë të memories institucionale shaiptare, një rol te çmuar ka luajtur ambasadori Denion Meidani, angazhimi i të cilit po e kthen këtë projekt n një nga sukseset më domethënëse të diplomacisë shaiptare bashkëkohore. Ky vizion vjen si vazhdimësi e projekteve të tjera me peshë kombëtare e ndërkombetare që mbajnë gjurmën e veprimit të tij diplomatik, si shpërndarja e Abetares mbarëkombetare dhe ndërkombetarizimi i protestave studentore që, me argumente aytetare e historike, sfiduan tendencat për zhbërjen e Marreveshjes së Ohrit, duke deshmuar se diplomacia shaiptare mund të jetë njëkohesisht kujtese, identitet dhe platforme e dinjitetit kombëtar.S.A
