Denion Meidani:
Në Kryeministri, së bashku me fëmijët nga Biblioteka “Linkest” në Manastir, në një takim të veçantë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. 🇦🇱
Fëmijë që mbajnë gjallë gjuhën shqipe, librin shqip dhe dashurinë për identitetin tonë, edhe përtej kufijve. Çdo fjalë e mësuar, çdo libër i lexuar në shqip është një urë që lidh brezat dhe një dëshmi se bijtë e shqipes, kudo që janë, e mbajnë gjallë gjuhën dhe kulturën e tyre.
Ku ruhet gjuha shqipe, ruhet edhe shpirti i kombit. 🦅🇦🇱
