Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu i është bashkuar thirrjes së Vjosa Osmanit për të votuar amendamentet kushtetuese.
“Sapo i pranova amendamentet kushtetuese nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, të cilat parashohin që Presidenti/Presidentja të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli. Në këtë mënyrë eliminohen ngërçet që po e pengojnë funksionimin e institucioneve dhe që po e pamundësojnë stabilitetin e tyre.
I bashkohem thirrjes së Presidentes për votimin e këtyre amendamenteve”, shkruan Haxhiu.
Propozimi i Vjosa Osmanit për President nga populli, kryetarja e Kuvendit e fut në procedurë: Zgjidhet ngërçi politik
