Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë njoftuar se sot do të mbahen deklaratat hyrëse në gjykimin e dytë ndaj ish-presidnetit Hashim Thaçi, e në të cilin përfshihen edhe Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi.
Aktakuza fillestare kundër pesë të akuzuarve u konfirmua më 29 nëntor 2024 dhe u ndryshua më 16 prill 2025. Kjo është aktakuza në fuqi në këtë çështje gjyqësore.
Të pestët janë vetëdeklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë.
Pas përfundimit të deklaratave hyrëse, Zyra e Prokurorit të Specializuar pritet të vazhdojë me paraqitjen e provave para trupit gjykues, ndërsa seancat e gjykimit janë planifikuar të mbahen nga 2 deri më 6 mars.
