Sipas raportimit të mediave ne Serbi, ministri Daciq është shtruar në Qendrën Klinike Universitare të Serbisë për shkak të problemeve shëndetësore që ka pasur në ditët e fundit.
Mediat lokale bëjnë të ditur se atij i është diagnostikuar pneumoni e dyfishtë dhe se gjendja e tij është përkeqësuar ndjeshëm në orët e fundit. Ministri i Brendshëm thuhet se është lidhur me aparatura mjekësore.
Daçiç prej një kohe vuan edhe nga diabeti.
