Më 13 dhjetor, Organizatat e Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbajnë një protestë te “Sheshi Skënderbeu” në Shkup.
“Të dashur shqiptarë, shihemi në Shkup”, shkroi kjo organizatë në faqen zyrtare në Facebook.
Pas këtij njoftimi edhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti, përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se Sheshi “Skënderbe” do të jetë zëri i fuqishëm i qytetarëve që kërkojnë drejtësi për çlirimtarët.
Por, kjo ide s’po i duket e qëlluar një partie tjetër shqiptare në Maqedoni të Veriut – VLEN-it.
