Kryetari i Komunës së Strugës ka marrë kallëzim penal sepse në Ditën e Flamurit Shqiptar nuk ka vendosur edhe flamurin maqedonas.

Kryetari i sapozgjedhur i Strugës, Mendi Qyra, ka marrë kallëzim penal, ka njoftuar MPB-ja:

Sektori për Punë të Brendshme në Strugë ka paraqitur kërkesë për nisjen e procedurës kundërvajtëse ndaj personit juridik – Komuna e Strugës dhe ndaj personit përgjegjës M.Q. (65) nga fshati Biçevë i Strugës, për shkak të veprës së kryer në kundërshtim me nenin 6, e të dënueshme sipas nenit 11 të Ligjit për përdorimin e flamujve të komuniteteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Të raportuarit, si organizatorë të një ngjarjeje me rastin e Ditës së Flamurit Shqiptar, e cila më 28.11.2025 është mbajtur në rrugën “Marshal Tito” në Strugë, përveç flamurit të komuniteteve, as në skenë, as në një pjesë të shëtitores pranë lumit Drini i Zi, nuk e kanë shfaqur dhe nuk e kanë vendosur flamurin shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjë që sipas ligjit ishin të obliguar ta bënin.