Ministri i Punëve të Brendshëm, Pançe Toshkovski, ka deklaruar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 110 mijë shkelje të rregullave në trafik nga sistemi “Safe City”.
Ministri tha se ky është një numër katastrofal ndërsa ka të bëj vetëm me qytetin e Shkupit.
“Nëse më kujtohet mirë rreth 1000 shkelje kanë të bëjnë me mos regjistrimin e makinave, numër katastrofal. Diku 5000 mijë shkelje mendojë se ishin për kalim në të kuqe-numër katastrofal… por më e tmerrshmja është se mbi 90% nga numri i shkeljeve është tejkalimi i shpejtësisë”, tha ministri Toshkovski.
