Exit-Poll në Kosovë, Prishtina drejt balotazhit, Albin Kurti kryeson në Gjilan, por humbet Mitrovicën. PDK përpara në Prizren, Haradinaj në Gjakovë

Në Kosovë u mbajtën sot zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe përfaqësues të kuvendeve komunale.

Kutitë e votimit janë mbyllur ndërsa pritet rezultati i zgjedhjeve. Në këtë proces kishin të drejtë vote 2 milionë e 69 mijë e 98 votues brenda Kosovës, ndërsa rreth 44 mijë votues kanë qenë të regjistruar për të votuar nga jashtë vendit.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, votuan vetëm 38,87% e qytetarëve.

Procesi zgjedhor ka nisur në ora 07:00 dhe përfundoi në orën 19:00.

19:35 Sondazhet, Peja dhe Prizreni drejt balotazhit. Shifrat paraprake në dy qytetet

Sondazhet e para të publikuara në mediat e Kosovës flasin për një raund të dytë që do të përcaktojë fituesin e komunave në Prizren dhe Pejë.

Konkretisht, në Prizren është duke kryesuar Partia Demokratike e Kosovës.

Shaqir Totaj (PDK) ka marrë 43.3%, Artan Abrashi (LVV) 30.4%, Driton Selmanaj (LDK) 11.1% dhe Zafir Berisha 4.2%

19:25 Befasi në Mitrovicë, Arian Tahiri i PDK-së prin bindshëm, kryeson bindshëm ndaj kandidatit të Albin Kurtit

Sondazhet e publikuara në mediat e Kosovës tregojnë se garë interesante është zhvilluar sot në disa komuna të vendit.

Sipas rezultateve në Mitrovicë Arian Tahiri i PDK-së ka marrë 55%, Faton Peci i LVV-së ka marrë 39,7% dhe Gëzim Plakolli i LDK-së ka 4,4%.

Ky rezultat i Tahirit ka qenë që nga orët e mëngjesit.

19:07 Kosova votoi sot/ Mbyllen qendrat e votimit, dalin exit poll e para. Ja kush kryeson

Qytetarët e Kosovës votuan sot në zgjedhjet lokale.

Sipas exit-polleve të mediave të Kosovës, më Prishtinë kryeson Përparim Rama nga LDK me 35.82%.

Pas tij vjen Hajrulla Çeku nga LVV me 31.57% të votave, që pasohet nga Uran Ismaili i PDK-së me 26.05%. Pas tyre vjen Bekë Berisha i AAK me 4.24%.