Pritet ekstradimi nga Dubai në Shqipëri i reperit Kleviol Ahmeti

Deri në fund të javës pritet të ekstradohet nga Dubai në Shqipëri reperi Kleviol Ahmeti, i njohur me pseudonimin “Cllevio”.

Kleviol Ahmeti është ndaluar rreth 3 muaj më parë Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ndaj Kleviol Ahmetit ka bërë kallëzim në polici reperi Rigel Rajku (Noizy), së bashku me babain e tij, Bashkim Rajku, pasi sipas tyre, Cllevio u ka shkaktuar “një gjendje të rëndë ankthi dhe frike të vazhdueshme”, me kërcënimet që u ka bërë në rrjetin e tij social Tik-Tok.