Hoxha Sadullah Bajrami reagon ashpër ndaj cënimit të lëvizjes së tij nga shteti tanimë 24 vite

Hoxha nga Kumanova Sadullah Bajrami ka reaguar ashpër sot ne profilin e tij në fb per shkak të malltretimit dhjetra vjeçar që shteti po i bën padrejtësishtë atij dhe familjarëve të tij duke kufizuar lëvizjen e lirë jashtë vendit.
Ja postimi i plotë i tij:

24 vite në “stop-listë” vetëm pse kërkuam të drejtat tona elementare!
Një shtet që pretendon të hyjë në Evropë, por qytetarët e tij i mban të bllokuar, të shkelur e të poshtëruar për dekada të tëra.

Dhe sot, pa asnjë turp, kërkojnë votën tonë!
❌ 24 vite padrejtësi.
❌ 24 vite diskriminim.
❌ 24 vite korrupsion dhe banditizëm.

Mjaft më!
Ky nuk është vetëm halli im, por i qindra e mijëra qytetarëve që kanë mbetur peng i një sistemi të kalbur.

Ftoj të gjithë ata që janë në këtë gjendje, që kanë ndjerë mbi shpinën e tyre këto padrejtësi, të reagojnë hapur dhe fuqishëm.
Le ta kuptojnë këta “zotërinj” se populli nuk është i verbër dhe nuk pranon më të shitet për vota.