Toshkovski: Janë arrestuar 3 persona, banorët e Trubarevës po evakuohen

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka bërë të ditur se zjarri që shpërtheu së fundmi në Trubarevë është vënë nën kontroll, ndërsa në terren janë angazhuar të gjitha resurset e disponueshme për shuarjen e tij.

Është konstatuar se nuk ka rrezatim radioaktiv, tha ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në lidhje me zjarrin në fabrikën e mbetjeve teknologjike në Trubarevë të Shkupit. Toshkovski tha se është konstatuar se në afërsi të zjarrit ka “prani të madhe të substancave të dëmshme”.Për shkak se po digjen mbetje teknologjike, shuarja e zjarrit po bëhet me hedhje të rërës.

“Për shuarjen është përdorur metodë për shuarjen e këtij lloji të zjarrit, respektivisht shuarje me rërë të imët. Në bashkëpunim me më tepër institucione dhe kompani, janë siguruar sasi dhe zjarri është lokalizuar, respektivisht nuk ka rrezik nga përhapja jashtë rrethit të objektit, ndërsa i njëjti është ende aktiv dhe shuarja po vijon”, theksoi mes tjerash Toshkovski.

Ministri Toshkovski tha se për shkaqe sigurie, është kërkuar që të evakuohen banorët që jetojnë në afërsi të vatrës së zjarrit, ndërkaq shtoi se janë ndaluar tre persona, të cilët janë pronarë ose drejtues të fabrikës.

Ndryshe policia ka njoftuar se janë arrestuar edhe tre persona të dyshuar per vënjen e znaarrit në Trubatevë.