Ku
ndërkandidati im thotë se Bujar Osmani asnjëherë nuk e ka përjetuar Çairin si shtëpinë e vet, por vetëm si një hap drejt një karrigeje në Qeveri. Për të, Çairi asnjëherë nuk ka qenë qëllim, por mjet. Kështu tha sonte kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani para qytetarëve të Çairit, ndërsa sfidoi kundërkandidatin e tij me një propozim të qartë.
“Hajde të bëjmë një marrëveshje. Unë sot do të nënshkruaj, madje edhe te noteri nëse duhet, që nuk do ta lë komunën e Çairit deri sa ju të mos më ndërroni me votë. Asnjëherë, për asnjë funksion, pa marrë parasysh çfarë oferte mund të më japin nesër. Edhe nëse më propozojnë për ministër – unë nuk do ta lë funksionin e kryetarit të komunës. Por, të njëjtën marrëveshje duhet ta pranojë edhe Mexhiti. Nëse ai humb, duhet të japë dorëheqje – menjëherë. Kjo është çështje e moralit politik dhe e ndershmërisë personale. E pastaj le të shohim kush është i ndershëm e kush jo në qëllimet e veta”, tha Osmani.
“Ashtu siç unë gjithmonë kam bërë kur kam qenë kandidat”, shtoi Osmani