Kandidati për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka sfiduar kundërkandidatin e BDI-së, Bukar Osmanin, për një debat televiziv.
“Tash ka dal për Çairin, le të urdhëroj kudo që të dojë, kur të dojë, për debat. Le t’i zgjidhim të gjitha dilemat para qytetarëve”, deklaroi Mexhiti.
Ndërkaq, Osmani u përgjigj duke thënë se nuk debaton me “ndërmjetësues”. “Unë dua të debatoj me kryesorin, me Mickovskin”, theksoi ai.