Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi për nesër në orën 11 e caktoi mbledhjen e Komisionit për mbikëqyrje të punës së Agjencisë për siguri kombëtare dhe të Agjencisë për zbulim lidhur me dyshimet aktuale për përgjimin e paligjshëm nga Agjencia për siguri kombëtare (ASK), që është bërë në periudhën prej vitit 2019 deri në vitin 2024.
Siç informojnë nga shërbimi i Kuvendit për shtyp, me mbledhjen do të kryesojë deputetja e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska.
Rexhepi potencoi se ai është i diskriminuar se nuk mund të ketë qasje drejt informatave të klasifikuara sepse nuk ka përgjigje ndaj kërkesës për certifikatë të sigurisë të cilën e ka kërkuar në nëntor apo dhjetor të vitit të kaluar.
“Gjithnjë derisa jam unë kryetar dhe i diskriminuar nga pushteti, nga shërbimet, nuk do të thërras nkë takim të tillë. Sepse edhe prania ime, kur do ta thirrja takimin, unë nuk do të mund të marr pjesë në informatat e klasifikuara atje ku shkohet. Cila do të ishte logjika, kryetari i Komisionit të mos mund të marrë pjesë në një Komision të tillë apo kontroll të shërbimeve. Unë para një viti kam parashtruar kërkesë për certifikatë sigurie dhe normalisht, kur një mundësi e tillë, deputet në Kuvend mbetet të vlerësohet nga nëpunës partiakë, të cilëve çdo vit u paraqiten skandale që do të thotë se ata janë në interes të të gjitha partive politike, më së paku atyre shtetërore. Konsideroj se ky është diskriminim jo vetëm për mua, por edhe për të gjithë deputetët në Kuvend”, theksoi Rexhepi.