Ali Ahmeti: Nënshkruam Aktin e Çairit – bashkimi më i madh kombëtar që nga 2001

Sonte, në Çair, bashkë me Bujar Osmanin dhe Skender Rexhepin – Zejdin, nënshkruam Aktin e Çairit, duke vulosur bashkimin më të madh kombëtar që nga viti 2001, ka shkruar Ali Ahmeti ne profilin e tij ne FB.

Të gjithë janë të bashkuar, si më parë, për ta kthyer dinjitetin, për ta kthyer nderin, për ti mbrojtur të arriturat. Atëherë kushtrimi ishte për ta fituar barazinë, sot është për ta mbrojtur atë.

#Bashkë për t’i dhënë fund diskriminimit, nënçmimit, keqmenaxhimit. Lëvizja gjithëpopullore e rezistencës dhe shpresës po bëhet çdo ditë më e fuqishme dhe më gjithëpërfshirëse!

Të gjithë në këmbë, gati për referendumin e tetorit!