ASK me padi ndaj ish drejtorët dhe një grupi të punësuarish

Agjencia për Siguri Kombëtare ka njoftuar se pas një hetimi të brendshëm ka dorëzuar tre raportime në Prokurorinë Publike kundër një ish-drejtori dhe disa punonjësve të saj, për shkak të dyshimeve për veprimtari të paligjshme.

Sipas ASK-së, hetimi i brendshëm është zhvilluar pas ndërrimit të pushtetit në vitin 2024 dhe ka zbuluar veprime të diskutueshme të ndodhura gjatë viteve 2019–2024. Hetimi ka treguar se janë hapur dosje operative të drejtuara kundër opozitës, një lideri opozitar, si dhe një grupi gazetarësh dhe mediash.

Përveç kësaj, objekt i përpunimeve kanë qenë edhe një prokuror publik dhe një ministër i qeverisë në detyrë. Është konstatuar gjithashtu se në disa raste është vonuar me qëllim procesi i verifikimeve të sigurisë, si në rastin e një deputeti të opozitës që aplikonte për certifikatë sigurie. ASK ka vërtetuar se për këto raste janë shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme resurset teknike të agjencisë, si dhe janë kryer përgjime të jashtëligjshme të komunikimeve