Memedi: Ambasadori Denion Meidani, ndër mbështetësit më të mëdhenj të shqiptarëve dhe Universitetit “Nënë Tereza”

Avokati i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Suhejb Memedi, ka shprehur mirënjohje të veçantë për ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, duke vlerësuar lart kontributin e tij për shqiptarët në vend dhe veçanërisht për Universitetin “Nënë Tereza”.

Në një reagim publik, Memedi theksoi se Meidani ka qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj të universitetit gjatë kësaj periudhe, duke e cilësuar si një diplomat të përkushtuar, punëtor dhe modest.

“Njeriu vlerësohet nga veprat e tij, ndërsa njeriun e madh e bëjnë thjeshtësia dhe modestia. Pak janë njerëzit si ju. Kontributi juaj do të vlerësohet dhe do të mbahet mend gjatë”, shkruan Memedi.

Në vijim shkrimi i plotë i Memedit:

Dua të shpreh falënderimet e mia të veçanta për ambasadorin Denion Meidani, për gjithë punën e palodhur që ka bërë për popullin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, e sidomos për Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup. Ai ka qenë një ndër mbështetësit më të mëdhenj gjatë kësaj periudhe.

Njeriu vlerësohet nga veprat e tij, ndërsa njeriun e madh e bëjnë thjeshtësia dhe modestia.

Pak janë njerëzit si ju. Kontributi juaj do të vlerësohet dhe do të mbahet mend gjatë.

Sikur të punohej qoftë edhe 5% sa punon ambasadori, gjendja e shqiptarëve do të ishte shumë më ndryshe.

Nëse duam ndryshime dhe të ecim përpara, duhet t’i vlerësojmë figurat si ambasadori. Vetëm atëherë do të mund të ecim me kokën lart dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët.

Respekte të panumërta për ju dhe mirënjohje për gjithçka që keni bërë, mos u ndalni, që ne të kemi shembull për të mos u dorëzuar.🦅🇦🇱