Ali Ahmeti paralajmëron dorëheqjen: Nuk do të jem kryetar, do të bëhem veteran!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Degës së BDI-së në Kumanovë, të cilin e ka cilësuar si një moment të rëndësishëm që konfirmon fuqinë organizative dhe pjekurinë politike të strukturave të partisë.

Përmes një postimi publik, Ahmeti theksoi se kuvendi dëshmoi forcën e organizimit të BDI-së dhe vlerat mbi të cilat, sipas tij, ndërtohet rrugëtimi politik i partisë.

Sipas Ahmetit, përvoja e veteranëve mbetet një aset i çmuar dhe një udhërrëfyes i rëndësishëm për gjeneratat e reja që angazhohen në jetën politike.

“Bashkë do të vazhdojmë misionin tonë, më të vendosur se kurrë drejt fitoreve të reja”, porositi Ahmeti nga Kumanova.

Por një kohësisht ai ka paralajmëruar dorëheqjen e mundshme, duke thënë: Nuk do të jem kryetar, do të bëhem veteran.