Arbin Ajdini zgjidhet kryetar i nëndegës së Lagjes së Re në Gostivar nga ASH e Taravarit
Një ndër lagjet më të mëdha dhe më të rëndësishme të Gostivarit, Lagjja e Re, tashmë ka zgjedhur udhëheqësinë e saj të re politike. Me besimin e anëtarësisë, Arbin Ajdini është zgjedhur kryetar i nëndegës së Lagjes së Re nga radhët e ASH-së së udhëhequr nga Arben Taravari.
Me energjinë e re, angazhimin dhe afërsinë me qytetarët, pritet që nëndega të jetë një zë i fuqishëm i banorëve dhe një urë lidhëse mes kërkesave të tyre dhe strukturave partiake.
Besimi i dhënë Arbin Ajdinit vjen si rezultat i përkushtimit të tij dhe vullnetit për të punuar në shërbim të qytetarëve, duke e bërë Lagjen e Re një faktor të rëndësishëm në rrugëtimin e ardhshëm politik të ASH-së.
