Mevlan Ademi godet ministrin e drejtësisë Filkov

Mevlan Ademi:

Une nuk e di se si Filkov, pas asaj proteste masive, ende vazhdon të mbajë qëndrim kundër dhe të simbolizohet si “mbrojtës i gjuhës maqedone”. Ne nuk kemi asgjë kundër gjuhës maqedone, por kemi kundër atyre që e kundërshtojnë gjuhën tonë amtare. Gjithashtu, kryeministri ende insiston që çështja të dërgohet në Komisionin e Venecias dhe ta zvarrisë edhe më tej këtë padrejtësi ndaj nesh. Pse na mundoni çdo herë? Pse jeni kaq kundër gjuhës shqipe? A ju frikëson aq shumë?