Një autobus që dyshohet se i përket kompanisë Durmo Tours është ndaluar në pikëkalimin kufitar Tabanoc, ku sipas burimeve jozyrtare është zbuluar municion brenda tij, duke ngritur dyshime serioze për një rast të rëndë sigurie.
Sipas informacioneve që qarkullojnë, aksioni nuk ka përfunduar vetëm në kufi. Autoritetet kanë ndërmarrë kontrolle të gjera edhe në disa lokacione në Gostivar, të cilat dyshohet se janë në pronësi të personave të lidhur me shoferët e autobusit.
Institucionet kompetente ende nuk kanë dalë me një version zyrtar.
