Irani kërcënon liderin izraelit, zotohet për ndjekjen dhe vrasjen e Netanyahut

Ushtria iraniane ka lëshuar një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, duke deklaruar se do ta “ndjekë dhe do ta vrasë”.

Sipas mediave shtetërore iraniane, deklarata është bërë nga Gardat Revolucionare të Iranit, e njohur si IRGC.

Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr raporton se IRGC është zotuar se do të vazhdojë operacionet kundër Izraelit dhe liderëve të tij.

Në të njëjtën deklaratë, IRGC pretendon se gjatë valës së 52-të të sulmeve të saj janë shkatërruar disa objektiva në Izrael, si edhe tre baza ushtarake amerikane në rajon.

Deri më tani nuk ka konfirmim të pavarur për këto pretendime, ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme vazhdojnë të mbeten shumë të larta.