Ministri Limani i shoqëruar nga ambasadori Meidani takon në Tiranë zv/kryeministren e Shqipërisë Koçiu

Denion Meidani:

Ne takim me Zv/Kryeministren e Shqipërisë, znj. Koçiu dhe Ministrin Limani. 🇲🇰🤝🇦🇱

Diskutuam mbi zhvillimet në rajon, bashkëpunimin mes vendeve tona dhe projektet me interes të përbashkët. Në qendër të bisedës ishin gjithashtu rëndësia strategjike dhe progresi i Korridorit VIII, avancimi i procesit të integrimit europian dhe nevoja për zbatim të plotë e konsekuent të Marrëveshjes së Ohrit.

Një bisedë e hapur dhe konstruktive mbi sfidat dhe mundësitë për të forcuar më tej bashkëpunimin në rajon. ✨