Mevlan Ademi:
Kur bijtë e shqipes hasin në vështirësi, Nëna Shqipëri përgjigjet. 🇦🇱
Sot, Shkëlqesia e Tij, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, dha një mesazh të qartë dhe të fortë: Shqipëria qëndron gjithmonë krah nesh, por e ardhmja varet edhe nga ne.🤝🏼
Në momente kur zëri i studentëve nuk merret sa duhet në konsideratë dhe kur gjuha shqipe trajtohet si problem, Presidenti na kujtoi se gjuha dhe identiteti ynë nuk janë thjesht elementë formalë, por shtyllë themelore dhe aset i patjetërsueshëm i kombit tonë. Gjuha jonë është histori, është sakrificë, është amanet brezash. 📚🦅
Falënderoj thellësisht, nga zemra, Presidentin që sot studentëve të drejtësisë ua dha zërin që kërkojnë dhe dëshmoi se Tirana po dëgjon. Ky qëndrim na jep forcë, besim dhe përgjegjësi për të vazhduar përpara me dinjitet. ✊🏻
Një falënderim i veçantë shkon edhe për Ambasadorin Denion Meidani, i cili mishëron më së miri frymën e Nenit 8 të Kushtetutës, duke dëshmuar se shteti amë nuk i harron bijtë e vet. 🌍🇦🇱
Sepse kur qëndrojmë të bashkuar rreth gjuhës, identitetit dhe dinjitetit tonë, asnjë sfidë nuk është më e madhe se vullneti ynë për të ecur përpara.
