Mevlan Ademi në emër të studentëve takon ambadorin e BE-së Mihalis Rokas

Mevlan Ademi:

Në Shkup zhvilluam një takim me Ambasadorin e Bashkimit Evropian, z. Mihalis Rokas 🇪🇺, ku ngritëm shqetësimin tonë për diskriminimin gjuhësor dhe pengesat për të hyrë në provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Theksuam qartë se çdo praktikë që kufizon të drejtën për arsim dhe profesion në gjuhën amtare bie ndesh me parimet themelore të barazisë, mosdiskriminimit dhe sundimit të ligjit. ⚖️

Të rinjtë nuk janë problem — ata janë dëshmia më e fortë e orientimit evropian: barazi reale, drejtësi dhe respekt për të drejtat e secilit. 🇪🇺🤝

Nuk kërkojmë privilegje, por standarde. Dhe standardet evropiane vlejnë për të gjithë, pa përjashtim.