“Na duhet të ecim përpara edhe më shpejt, dhe sot kjo lidhet më tepër me gëndrueshmërinë për të lëvizur me siguri mallrat dhe njerëzit, si dhe për të ngritur kapacitetet tona” , ka shtuar ai.
Timčho Mucunski, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë se Veriut, ka thene se Korridori i VIII eshte nje pikë strategjike gë mund të përshpejtojë integrimin e Ballkanit në tregun e perbashkët evropian.
Gjate fjales se tij ne Ministerialin e Korridorit VIII, i cili po mbahet në Tiranë, me fokus avancimin e bashkëpunimit strategjik në fushën e ndërlidhjes, gendrueshmërisë dhe integrimit rajonal, ai tha se NATO ka nje rendesi te madhe edhe në kontekstin e Bashkimit Evropian. “Është kënagësi gë ndodhemi n Tiranë. Korridori VIII eshtë një lidhje mes Adriatikut, Jonit dhe Detit të Zi dhe shtë një korridor që mund të pershpejtoj integrimin e Ballkanit në tregun e përbashkët evropian. Ne e njohim rendësinë q ka për NATO-n dhe në kontekstin e BE-se”.
“Na duhet të ecim përpara edhe më shpejt, dhe sot kjo lidhet më teper me gendrueshmerine për të lëvizur me siguri mallrat dhe njerëzit, si dhe për të ngritur kapacitetet tona”, ka shtuar ai.
Po ashtu ai tha se Korridori VIII mund të shndërrohet jo vetëm në një aks të rendësishëm transporti, por edhe në një bosht energjetik, duke kontribuar ne forcimin e lidhjeve energjetike dhe ndërtimin e infrastruktures që mbeshtet tranzicionin energjetik te qendrueshem.
