Ambasadori Mediani uron Kosovën në 18 vjetorin e pavarësisë

Denion Meidani:

Urime Dita e Pavarësisë, Kosovë! 🇽🇰🇦🇱

Sot kujtojmë rrugën e gjatë të sakrificës dhe qëndresës që çoi drejt lirisë dhe shtetësisë. Kosova jonë e lirë mbetet simbol i dinjitetit, guximit dhe vendosmërisë së popullit që zgjodhi të jetojë i lirë në tokën e vet.

Kosova sot është shtet, krenari dhe pjesë e pandarë e vetëdijes sonë kombëtare; një komb, një zemër, përherë të lirë dhe përherë përpara. 🦅🇽🇰🇦🇱