Gostivari drejt stabilizimit pas përmbytjeve, Limani: Falenderoj kryetarin e Pogradecit dhe Ambasadorin Meidani

Valbon Limani:

Situata me permbytjet në territorin e Komunës së Gostivarit po shkon drejt normalizimit. Falë angazhimit të pandërprere të të gjitha ekipeve në terren, nga dita e djeshme e deri me sot, po arrijme ta menaxhojme me sukses kete situate.

Dua të shpreh mirënjohjen time të veçantë për mikun tim dhe mikun e Gostivarit, z. Ilir Xhakolli, kryetar i Bashkisë së Pogradec, me të cilin pata një telefonate gjatë dites së sotme. Gjatë kësaj bisede, ai shprehu gatishmeri te plote dhe ofroi ndihme pa rezerve per gjithçka qé eshté e nevojshme per qytetaret tane ne këto momente të veshtira.

Një falënderim i singertë shkon edhe për Ambasadorin e Republikes së Shaipërisë në vendin tonë, Sh.T. Denion Meidani, për angazhimin dhe ndërmjetesimin e tij me bashkite e Republikes se Shaiperise, duke dëshmuar solidaritet dhe përkrahje konkrete për Gostivarin.