Denion Meidani:
❓ Për të gjithë që pyesni “pse janë hedhur në sulm këto ditë” apo që keni shkruar “çfarë kanë këta”.
🤫 Ka disa që janë mërzitur, sepse në momentin më kritik për çështjen heshtën, si, në fakt, kanë heshtur gjithmonë.
🎭 Ka disa që janë mërzitur, sepse tani, për shkak të pozitave që mbajnë, duhet ta çojnë çështjen deri në fund dhe duket qartë se është një “tango” e vështirë mes palëve.
🙀 Disa të tjerë, të penguar nga frika, nuk gjejnë dot forcën e së vërtetës për të reaguar ndaj atyre që duhet.
🇦🇱 Ka disa që i pengon ritmi i Shqipërisë dhe pesha që ajo mbart.
⚖️ Disa të tjerë i pengon vetë e drejta dhe rruga e mbarë.
💰 Ka disa që çdo gjë e matin me interesin personal dhe vetëm për të janë të zëshëm.
🧠 Ka edhe nga ata që e kanë të vështirë të hapin zemrën dhe mendjen për të dashur e vlerësuar të tjerët.
👴 Dhe, diku brenda tyre, në ndonjë pozitë, ka mbetur ende një mendësi e vjetruar, e ngecur tek e shkuara, e udhëhequr më shumë nga marrëzia e marazi sesa nga vet arsyeja.
🖱️…dhe pastaj, ka dhe nga ata që e bëjnë vetëm për klikime.
🤍Gjithqysh, këta janë shumë pak dhe kauza nuk jam, s’dua të jem, e kurrsesi s’ka si të jem, unë 🙂
Ne që jemi shumicë, ecim vetëm me të drejtën përpara — dhe, për mua, kaq mjafton.
#VetëmPërpara
🙏
Opinion masiv pozitiv për Meidanin në sondazhin e Flakës – 612 vota pro
