Tennsione në Lëvizjen BESA. Kryetari i partisë, Bilall Kasami, sonte ka vendosur të shkarkojë në tërësi kryesinë e partisë, në një vendim që ka tronditur skenën e brendshme politike, mëson TS.
Burime të TS brenda nga mbledhja e BESËS, mëson se vendimi i sontëm vjen pas mospajtimeve dhe tensioneve të vazhdueshme brenda strukturave drejtuese dhe shkarkimit të ministrit të Fatmir Limani. Ende nuk janë bërë publike arsyet zyrtare të këtij hapi, por pritet që ato të sqarohen gjatë mbledhjes që po mbahet sonte në Tetovë.
Sipas informacioneve të TS, në këtë mbledhje po diskutohet për ristrukturimin e organeve partiake, hapat e ardhshëm politikë si dhe për konsolidimin e radhëve të partisë pas zhvillimeve të fundit.
Atmosfera në selinë e partisë në Tetovë raportohet të jetë e tensionuar, ndërsa pritet që nga kjo mbledhje të dalin vendime të rëndësishme për të ardhmen e Lëvizjes BESA.
