Ambasadori Meidani takon Zëvendësguvernatorin e Bankës Popullore të RMV, Fadil Bajrami

Kënaqësi takimi me Zëvendësguvernatorin e Bankës Popullore të RMV, Fadil Bajrami 🤝

Gjatë bisedës u ndalëm në tema me rëndësi ekonomike, zhvillimet aktuale politike në vend dhe ndikimin e tyre në ekonomi, si dhe sfidat që lidhen me perspektivën zhvillimore.

Diskutuam për përdorimin e gjuhës shqipe në sistemin bankar, në funksion të përmirësimit të shërbimit dhe transparencës ndaj qytetarëve, si dhe për rrugën që duhet ndjekur drejt ndërtimit të një shoqërie më aktive, më të përgjegjshme dhe më progresive. 📊✨

E përgëzova gjithashtu për aderimin në sistemin SEPA; një hap i rëndësishëm drejt integrimit financiar evropian dhe lehtësimit të pagesave për qytetarët dhe bizneset 🇪🇺💳, ka shkruar ambasadori Meidani.