Denion Meidani ka takuar kryetarët Gostivarit dhe Vrapçishtit, Valbon Limanin dhe Isen Shabanin

Ambasadori i Shqiperise Denion Meidani ka takuar sot kryetaret e Gostivarit dhe Vrapçishtit.

Kete e ka vere te ditur vete mbasadori permes nje postimi ne FB:

 

Takim me Kryetarin e Komunës së Gostivarit, z. Valbon Limani, dhe Kryetarin e Komunës së Vrapçishtit, z. Isen Shabani 🤝🇦🇱🇲🇰

I urova suksese në mandatin e ri dhe i falënderova për përkushtimin, punën e palodhur dhe përfaqësimin dinjitoz të qytetarëve që përfaqësojnë.

Biseduam për rëndësinë strategjike të Korridorit VIII — nevojën, ndikimin afatgjatë dhe potencialin e tij për zhvillim ekonomik — veçanërisht duke qenë se këto komuna janë pjesë e gjurmës së këtij korridori. Diskutuam gjithashtu vazhdimësinë e projekteve të përbashkëta dhe nisma të reja që kontribuojnë në zhvillimin lokal dhe forcimin e lidhjeve ndërinstitucionale. 🚧🌍

Bashkëpunimi institucional, vizioni i përbashkët dhe puna në terren mbeten çelësi për zhvillim real dhe për një rajon më të lidhur e më pranë Evropës 🇪🇺✨