Emira Selimi: Ambasadori Denion Meidani dallon nga të tjerët, i vetmi i pranishëm dhe aktiv çdo ditë pranë shqiptarëve në Manastir dhe në çdo cep

hemeluesja e bibliotekës “Linkeskt” në Manastir, Emira Selimi, ishte e ftuar në emisionin “Çasti i duhur” në Radio Televizionin Shqiptar, ku foli për aktivitetet, misionin dhe rëndësinë e bibliotekës që ajo udhëheq për komunitetin shqiptar në Manastir.

Gjatë paraqitjes së saj, Selimi theksoi mbështetjen e vazhdueshme që biblioteka ka marrë nga Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani. Ajo bëri të ditur se ambasadori, përveç përkrahjes institucionale, ka dhuruar edhe Abetaren e unifikuar për lexuesit e vegjël shqiptarë në Manastir, duke dhënë një kontribut të drejtpërdrejtë në zhvillimin e arsimit dhe kulturës së leximit në gjuhën shqipe.

Selimi theksoi se Ambasadori Meidani, në krahasim me politikanë dhe përfaqësues të tjerë nga e kaluara të cilët vinin dhe bënin fotografi dhe më pas nuk janë ndjerë, është i vetmi që tregon interes të vazhdueshëm për shqiptarët, jo vetëm në Manastir, por në çdo cep, duke qenë i pranishëm dhe aktiv çdo ditë.

Sipas saj, këto mbështetje janë jetike për zhvillimin e aktiviteteve kulturore dhe edukative të bibliotekës “Linkeskt”, e cila synon të krijojë një hapësirë të qëndrueshme për librin, dijen dhe ruajtjen e identitetit kulturor të shqiptarëve në Manastir.