“Çekiçi i Mesnatës”- Trump konferencë për shtyp pas arrestimit të Maduros: Aksioni më i fortë që nga Lufta e Dytë Botërore

“Ishte aksioni me i fortë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ishte një sulm ndaj një fortese ushtarake në zemrës të Karakasit. “çekiçi i Mesnatës” u ekzekutua në mënyrë perfekte, pa as një gabim gjatë ekzekutimin. Askush nuk mund ta bëjë atë që bëri Amerika mbrëmë”, tha Trump.

Presidenti amerikan Donald Trump falënderoi ushtrinë për “shpejtësinë, fuqinë, precizionin dhe kompetencën e tyre marramendëse” gjatë operacionit ushtarak në Karakas.

Ai tha se këta “luftëtarë të trajnuar vepruan në bashkëpunim me forcat e rendit të SHBA-së”.

“Forcat venezueliane po na prisnin, e dinin që do vinim”, u shpreh Trump.

Pavarësisht se ishin në një “pozicion gatishmërie”, Trump tha se forcat venezueliane u “neutralizuan plotësisht”.

“Asnjë ushtar amerikan nuk u vra dhe asnjë pajisje nuk humbi”, shtoi ai.

Presidenti tha se SHBA-të kanë “eliminuar 97% të drogës që vinte nga deti” dhe pretendoi se çdo anije që transportonte drogë vret mesatarisht 25,000 njerëz.