Arben Ademi pronare i markes se njohur Gisada ka pergenjeshtruar shkrimet e fundit se ndaj tij po zhvillohet ndonje hetim nga autoritetet zviceriane. Ja postimi i tij i plote ne profilin e tij ne fb.
Njoftim i shkurtër
Vetëm për informim, pasi fatkeqësisht po përhapen dezinformata në disa portale shqiptare. Është e pabesueshme se sa lehtë mund të shtrembërohet e vërteta në vendet tona.
❗ Nuk ka asnjë procedurë apo çështje ligjore kundër meje, dhe as që ka pasur ndonjëherë.
Jam përmendur në një artikull gazete vetëm sepse vite më parë 2013 paskam dhënë një ndihmë financiare për shtypjen e Kur’anëve. Personi në fjalë është dënuar vite më vonë për një vepër tjetër, e cila nuk ka asnjë lidhje me mua.
Shpërndarja e Kur’anëve është e lejuar.
Sa për sqarim shtesë: të gjitha këto portale janë paditur dje. Edhe pse në disa vende proceset ligjore nuk funksionojnë aq shpejt, kjo nuk më shqetëson aspak.
Kur je i suksesshëm, duhet të llogarisësh edhe me akuza të tilla. Si mysliman praktikues, gjithmonë e kam ditur këtë dhe e kam pranuar me qetësi prandaj këto gjëra nuk më lëkundin.
Të gjithë ata që më njohin e dinë se qëndroj pas besimit tim, e dua dhe e kam mbështet, e mbështes atë sot dhe do ta mbështes gjithmonë.
Prandaj, shijoni pushimet tuaja me qetësi dhe jini të sigurt se do të dëgjoni edhe për shumë projekte të tjera mbështetëse nga ana ime.
Faleminderit për besimin, ka shkruar Arben Ademi.
