Rritje e çmimit të energjisë elektrike prej 2,28% nga 1 janari.

Nga 1 janari 2026, çmimi i energjisë elektrike do të shënojë rritje. Rritja do të jetë 2,45% për bllokun e parë tarifor, 2,87% për bllokun e dytë, 3,32% për bllokun e tretë dhe 3,84% për bllokun e katërt. Përveç kësaj, tarifa e lirë do të shtrenjtohet me 2,5%.

“Në vend të rritjes së propozuar prej 7,66 për qind që EVN Home e kishte dorëzuar në vendim, pas analizave të kryera dhe rillogaritjeve, KRRE vendosi që në bllokun e parë të ketë korrigjim prej 2,45 për qind.”

Për bllokun e dytë tarifor, parashihet rritje e çmimit prej 2,87%, që është dukshëm më pak se propozimi i EVN Home prej 8,54%.

Në bllokun e tretë, çmimi do të rritet me 3,32%, ndërsa propozimi fillestar parashikonte rritje prej 9,63%. Për bllokun e katërt, rritja do të jetë 3,84%, në vend të 11,86% sa ishte parashikuar, informoi sot kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), Marko Bislimovski.

Ai shtoi se për rreth 85% të familjeve, kjo shtrenjtim do të reflektohet me një rritje prej 2,28%, ose 57 deri në 70 denarë shtesë në faturën mujore.

Sa i përket tarifës së lirë, EVN Home kishte propozuar rritje prej 3,96%, ndërsa KRRE mori vendim për korrigjim prej 2,50%.