Trump tërheq ambasadoren Ageler nga Maqedonia. Pritet emërimi i ambasadorit të ri

Administrata e Donald Trump po tërheq disa dhjetëra ambasadorë në mbarë botën – mes tyre edhe ambasadoren në Maqedoni, Anxhela Ageler.

Ky hap është shpjeguar si një “procedurë standarde” për forcimin e agjendës “Amerika e Para”.

Vendimi ka shkaktuar reagime brenda diplomacisë amerikane dhe shqetësim për ndikimin global të Shteteve të Bashkuara.