
Sipas informacioneve jozyrtare , viktimat jane nje burre e nje grua nga aksidenti qe ndodhi sot heret ne mengjes ne autostraden Beograd – Nish. Behet fjale per banore te fshatit Mateç te komunes se Likoves.
Në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi herët këtë mëngjes në autostradën Beograd–Nish, pranë nyjës Umçari, humbën jetën dy persona, ndërsa një pasagjer tjetër u dërgua urgjentisht në spital me lëndime të rënda.
Sipas informacionit jozyrtar, aksidenti ndodhi kur një automjet “Seat” me targa gjermane, për arsye ende të paqarta, doli nga rruga. Supozohet se shoferi humbi kontrollin mbi mjetin, përplasi gardhin mbrojtës dhe shenjën rrugore pranë autostradës.
