Arrestohet Bujar Dardhishta ish drejtor nga rradhët e BDI-së

Në një aksion të MPB-së janë ndaluar më shumë se 10 persona

Janë kryer kontrolle në disa lokacione në Shkup dhe Kumanovë, ndërsa jozyrtarisht, gjatë bastisjeve deri tani janë gjetur dhe sekuestruar para në valuta të ndryshme, telefona celularë, laptopë, hard disqe, si dhe dokumentacion financiar dhe tjetër relevant.

Gjatë natës dhe herët në mëngjes, policia ka zhvilluar një aksion në disa lokacione në mbarë vendin, me ç’rast janë ndaluar më shumë se dhjetë persona. Mes tyre është edhe një ish-drejtor, person i cili në të kaluarën ka qenë i pozicionuar lart në struktura të lidhura me BDI-në. Bëhet fjalë për Bujar Darlishtën, ish-drejtor i Drejtorisë për Mbajtjen e Librave Amë.

Bujar Darlishta është kuadër i BDI-së, i cili gjatë viteve të kaluara ka ushtruar disa funksione drejtuese në administratën shtetërore. Më i njohur është për mandatin e tij si drejtor i Drejtorisë për Mbajtjen e Librave Amë, institucion që ishte në fokus të opinionit publik për shkak të vërejtjeve serioze lidhur me mënyrën e punës dhe lëshimin e dokumenteve pa evidencë të plotë. Më pas u emërua edhe si menaxher në ESM Distribucion, pjesë e sektorit shtetëror energjetik. Në opinion ai perceptohet si kuadër partiak i BDI-së që ka drejtuar institucione të ndjeshme të sistemit, pa qenë ndër figurat më të ekspozuara politike të partisë.