Dorëhiqet e gjithë kryesia e LSDM-së pasi këtë e kërkoi kryetari Venko Filipçe

E gjithë udhëheqësia dhe të gjithë anëtarët e Bordit Ekzekutiv të LSDM-së sonte kanë dhënë dorëheqje pasi këtë ua kërkoi kryetari i partisë, Venko Filipçe. Dorëheqje dhanë nënkryetarja Fani Karanfilova-Panovska, nënkryetarët Kaja Shukova, Kristina Kostova, Metodija Ilievski dhe Ana Çupeska, si dhe sekretari i përgjithshëm Aleksandar Dimitrievikj.

“Dorëheqjet janë dorëzuar në Këshillin Qendror të partisë dhe te kryetari Filipçe, i cili e udhëheq procesin e reformave të brendshme në LSDM. Me këtë hap të përgjegjshëm dhe moral, udhëheqësia e LSDM-së hapi hapësirë për një kapitull të ri. Vijon një periudhë e rifreskimit dhe forcimit kadrovik, përfshirja edhe e figurave të reja, riorganizimi, mobilizimi i brendshëm, për forcë të re dhe energji të re të LSDM-së,” thonë nga LSDM.

Nga partia opozitare shtojnë se në një nga seancat e ardhshme të Këshillit Qendror, kryetari Filipçe do të propozojë zgjedhjen e anëtarëve për organet e partisë dhe për funksionet do të zgjidhen personat më kompetentë.